top of page

Si e fitoi lirinë Kosova? Në këtë libër e gjeni përgjigjen

 

Libri “1998–1999. Vitet e Kosovës” i publicistit Blerim Shala është një kronikë me përmbajtje të pasur mbi dy vitet vendimtare të fatit të Kosovës, të cilat çuan në lirinë e saj dhe hapën shtegun për pavarësi.


Në këtë vepër të rëndësishme përshkruhen në hollësi përpjekjet e klasës politike dhe ushtarake të Kosovës për t’i rezistuar regjimit shtypës të Serbisë dhe përfshihen të gjitha ngjarjet dramatike si Konferenca në Rambouillet, roli vendimtar i shteteve perëndimore, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në intervenimin e NATO në pranverën e vitit 1999, drama e madhe e dëbimit të rreth 1 milion shqiptarëve të Kosovës nga vatrat e tyre dhe triumfi diplomatiko-ushtarak i aleancës euroatlantike që kulmoi me kthimin e refugjatëve në vendlindjen e tyre.


Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve historike, gazetar, politikan dhe negociator në proceset më delikate për lirinë e Kosovës, Blerim Shala në këtë libër analizon me përpikëri shtegtimin e Kosovës drejt lirisë. Lexuesi kupton nga afër, si në një film dokumentar, zhvillimet në fronte lufte, në zyra politikanësh shqiptarë dhe në kancelari diplomatësh perëndimorë. Me një ton të prajshëm rrëfimi, me paraqitje korrekte të ngjarjeve dhe me një portretim besnik të proptagonistëve, ky libër është një kontribut i madh për historiografinë e Kosovës.


Shtëpia Botuese “Dora D’Istria” ka vendosur ta ribotojë këtë libër me qëllim që lexuesit shqiptarë në mërgatë të kenë mundësinë të mësojnë më shumë mbi epokën më përfaktuese të Kosovës në shekullin e 20-të. 


Promovimi i librit do të bëhet të shtunën, më 23 maj 2026, nga ora 14:30, në lokalin SOHO, Hardstrasse 260, 8005 Zürich. I pranishëm do të jetë edhe autori i librit, Blerim Shala.

Blerim Shala - 1998 - 1999. Vitet e Kosovës

35,00 CHFPrice
Quantity
    bottom of page